Sindikata e Lotarisë sërish në protestë

Sindikata e Lotarisë sërish në protestë

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë ka protestuar sërish para ndërtesës së Qeverisë.

Ata po kërkojnë miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe kthimin në vendet e punës, duke shtuar se do të vazhdojnë me protesta deri në përmbushjen e kërkesave.

Qeveria i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët.

Ata kishin protestuar edhe më 16 qershor.