Policia shpërndanë fletushka “Vozitja është përgjegjësi – jo kënaqësi"

Policia shpërndanë fletushka “Vozitja është përgjegjësi – jo kënaqësi"

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, ka filluar së realizuari fushatën me moton “Vozitja është përgjegjësi – Jo Kënaqësi”, përmes së cilës synohet të vetëdijesohen pjesëmarrësit në trafik në veçanti ngasësit e automjeteve.

Në kuadër të fushatës janë përgatitur mbi 500 fletushka, të cilat kanë filluar t`ju shpërndahen pjesëmarrësve në trafik nga ana e zyrtarëve policorë në teren me prioritet rrugët nacionale, regjionale dhe ato lokale. Shpërndarja e këtyre fletushkave do të vazhdojë gjatë tërë javës në vijim.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të kenë kujdes dhe t`iu përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për sigurinë në trafik.

Ndryshe, nga janari deri në mesin e qershorit në rrugët e Kosovës kanë humbur 42 persona.