Toyota Supra e Paul Walkerit shitet për një çmim marramendës

Toyota Supra e Paul Walkerit shitet për një çmim marramendës

Vetura ikonike, Toyota Supra me ngjyrë portokalli, e prodhuar më 1994 dhe e vozitur nga aktori i ndjerë, Paul Walker, në filmin “The Fast and the Furious”, është shitur për 550.000 dollarë.

Kjo veturë ishte përdorur gjatë xhirimit të filmit me famë botërore dhe ishte ngjyrosur për t’u dukur më ndryshe, para se të kthehej në gjendjen origjinale, kur doli në shitje në ankand.

Kompania japoneze e ndërpreu prodhimin e këtij modeli në Shtetet e Bashkuara më 1998, por e “ringjalli” emrin e veturës në një model të ri të vitit 2020, pjesërisht edhe për shkak të famës së krijuar nga njëri prej filmave më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Sipas një faqeje për vetura, një model i ngjashëm në gjendje të përkryer, pa ndonjë lidhje me Hollywood-in, do të vlente rreth 134 mijë dollarë, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express. Paul Walker vdiq më 30 nëntor të vitit 2013 pas një vetaksidenti të rëndë me veturë.