Prodhimi industrial u rrit, shitjet u ulën

Prodhimi industrial u rrit, shitjet u ulën

Prodhimi industrial në SHBA u rrit paksa në maj, por shitja me pakicë ra pasi qytetarët shpenzuan më pak për mallra dhe më shumë për shërbime që më parë nuk ishin në dispozicion të tyre për shkak të kufizimeve gjatë epidemisë së coronavirusit.

Prodhimi në rritje i veturave, kamionëve dhe pjesëve të automjeteve rriti prodhimin e fabrikës amerikane në 0.9 për qind në maj dhe prodhimi i përgjithshëm industrial amerikan, i cili përfshin shërbime dhe miniera, u rrit 0.8 për qind në maj nga prilli. Kjo është raportuar dje nga Rezerva Federale Amerikane.

Vetëm prodhimi i veturave u rrit 6.7 për qind pavarësisht problemeve të vazhdueshme për shkak të mungesës së çipave kompjuterikë dhe ekraneve të kompjuterëve dhe përbërësve të tjerë elektronikë të instaluar në automjete.

Prodhimi u rrit 1.2 për qind në miniera dhe 0.2 për qind në shërbimet muajin e kaluar, transmeton Telegrafi.

Instituti për Menaxhimin e Furnizimit, i cili është një shoqatë e menaxherëve të prokurimit, njoftoi se aktiviteti i prodhimit u rrit në maj, pavarësisht problemeve në zinxhirin e furnizimit dhe mungesave të fuqisë punëtore.

Nga ana tjetër, shitjet me pakicë ranë me 1.3 për qind në maj krahasuar me prillin, për shkak të shitjeve më të ulëta të veturave dhe për shkak të amerikanëve që tani shpenzojnë më shumë për pushime dhe shërbime të tjera, në vend se të blejnë mallra.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, shitjet në sallat e veturave ranë me 3.7 për qind muajin e kaluar.

Ndërsa më shumë amerikanë vaksinohen, ata dëshirojnë të udhëtojnë, të shpenzojnë më shumë para për kujdesin dhe shërbime të tjera.

Sipas raportit të sotëm të Ministrisë së Tregtisë, shitjet në restorante u rritën me gati dy për qind në maj, dhe shitjet e rrobave të reja me tre për qind.