Asnjë viktimë dhe 3 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Asnjë i vdekur dhe tri raste të reja pozitive me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
#Bashkëiadalim
05 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 569 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës.
Deri më sot 49.616 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.105 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.381.
Në total numri i rasteve aktive është 158.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!























