Reagim i SPERTK-ut rreth shkarkimit të Bordit të RTK-së
BKT
Kosovë

Reagim i SPERTK-ut rreth shkarkimit të Bordit të RTK-së

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka reaguar rreth zhvillimeve në Kuvend për RTK-në.

Kryesia e SPERTK-së

 

NJOFTIM

 

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet që po ndodhin nga ana e Kuvendit të Kosovës në raport me RTK-në.

 

Si Sindikatë, kërkojmë nga Kuvendi që pa humbur kohë, të zhvillojë procedurat për emërimin e Bordit të ri të RTK-së, duke e përfshirë në këtë proces, për mbikëqyrje, edhe Agjencinë Britanike.

 

Presim që së shpejti të fillojë procedura në Kuvend për ligjin e ri të RTK-së, rritjen e buxhetit të RTK-së dhe ndërtimin e objektit të ri të RTK-së.

 

Të nderuar kolegë, ne do t`ju mbajmë të informuar rreth çdo lëvizjeje në lidhje me përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit dhe nëse vërejmë shkelje, do t`i ndjekim rrugët ligjore.

 

Me respekt,

Kryesia e SPERTK-së

Prishtinë, 08.07.2021

 


MË SHUME NGA Kosovë