Ahmeti: Ndërtimi i QMF-së në Veternik do të përfundojë në fund të vitit
BKT
Kosovë

Ahmeti: Ndërtimi i QMF-së në Veternik do të përfundojë në fund të vitit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se punimet e ndërtimit të të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik do të përfundojnë në fund të këtij viti

Ahmeti dhe së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Bujar Gashi,  inspektuan ndërtimet e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik.

“Jemi këtu ku po vazhdon ndërtimi i QMF-së, që e quajmë zonë e perëndimit. Me këtë e kompletojmë rrjetin e QKMF-së në Prishtinë. Dhe tash do të mbulojmë edhe këtë pjesë dhe ka qenë kërkesë e qytetarëve. Kjo QMF pritet të përfundojë deri në fund të vitit dhe do të ofrojë edhe laboratorin dhe biokiminë. Në Prishtinë kjo pjesë e shëndetësisë nuk përmendet shumë si problem sepse ofrojmë të gjitha testet laboratorike. Jam i lumtur se shëndetësia publike është kryesorja. Në Prishtinë 48% e kanë kaluar Covidin”.

Drejtori i shëndetësisë në Komunë të Prishtinës, Bujar Gashi, tha se që nga java e ardhshme QMF-të në Prishtinë do të ofrojnë edhe analizat e katër llojeve të hormoneve.

“Nga java e ardhshme do të fillojmë edhe me 4 lloje të hormoneve analiza të hormoneve që nuk kanë qenë në kujdesin parësor. Janë hormone tiroide dhe prostatës të cilat do të bëhen për kryetar të kryeqytetit”, raporton Ekonomia Online.


MË SHUME NGA Kosovë