08:35 / 15.07.2021
Spitali i Pejës pranon donacion nga FSK-ja
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se ka pranuar një donacion nga Ushtria e Kosovës.
Sipas njoftimit FSK-ja, në këtë donacion ishin 4000 maska, 3000 dorëza, 2000 mantila dhe 1000 kapele mbrojtëse.
“Ushtria e Kosovës FSK-ja, solli dje një donacion në Spitalin e Përgjithshëm Pejë. Ne këtë donacion ishin 4000 maska, 3000 dorëza, 2000 mantila dhe 1000 kapele mbrojtëse. Spitali i Përgjithshëm në Pejë falënderon FSK-në që gjithmonë e kemi në mbështetje”, thuhet në njoftim.























