Zjarri në objektin e ri të Komunës vihet nën kontrrollë
BKT
Kosovë

Zjarri në objektin e ri të Komunës vihet nën kontrrollë

“Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës ka marrë informatë rreth orës 15:00 për shpërthimin e një zjarri nga një trafo elektrike në objektin e ri të Komunës në lagjen Dragodan”, thuhet në njoftimin e Komunes së Prishtinës.

Po ashtu, Komuna njofton se zjarri është vënë nën kontrrollë dhe shuar. “Ekipi i zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Policinë e Kosovës, KEDS si dhe ekipin e emergjencës” thuhet në njoftimin e Komunes së Prishtinës.

Sipas njoftimit me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarrë i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar.

“Ekipet tona së bashku me Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësve janë në terren dhe duke menaxhuar situatën”, përfundon njoftimi.


MË SHUME NGA Kosovë