SHBA: Ndihma jonë po e bën Ballkanin më të sigurtë
Shtetet e Bashkuara thonë se ndihma e tyre po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurtë, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit. Ambasadorja amerikane Juri Kim tha në kufirin e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut se sot ka më shumë siguri që synon të sjellë njerëzit më pranë dhe të çojë përpara integrimin paqen dhe begatinë.
Ambasadorja amerikane Juroi Kim tha se ndihma e Shteteve të Bashkuara po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurtë, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit.
Kim theksoi se Uashingtoni mbështet plotësisht eurointegrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Gjithashtu vërejti ambasadorja Kim, se nën justfikimin e sigurisë kombëtare, kufijtë ballkanikë janë përdorur për të ngritur mure dhe ndarje.
Kim foli në ceremoninë e zhvilluar në Pikën Kufitare të Qafë-Thanës mes Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore për dhurimin e pajisjeve doganore nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim, USAID:
“Jo shumë kohë më parë kufijtë kanë qenë si mure, sidomos në Ballkan, nën pretekstin e sigurisë kombëtare duke ndarë njerëzit. Ndihma e SHBA-së po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurtë. Sot ne qëndrojmë në një kufi që është jo vetëm më i sigurtë, por synon që të sjellë njerëzit më pranë dhe të cojë përpara integrimin paqen dhe begatinë”.
Pajisjet e USAID-it garantojnë që autoritetet doganore të arrijnë standarde më të larta në procedurat kufitare, në lehtësimin e protokolleve për kontrollin e sigurisë, biznesit dhe mjedisit.























