Kina prezanton trenin më të shpejtë në botë

Kina prezanton trenin më të shpejtë në botë

Kina zbuloi një tren që mund të arrijë një shpejtësi maksimale deri në 600 km/orë. Shpejtësia maksimale do ta bënte trenin e zhvilluar në Kinë, mjetin më i shpejtë tokësor në botë.

Treni përdor teknologjinë maglev, e cila mundëson që të udhëtojë kaq shpejt. Ai do të jetë në gjendje të udhëtojë nga Londra në Paris në 34 minuta, krahasuar me flotën e Eurostar dy orë e 16 minuta.

Autoritetet kanë konfirmuar se treni do të vihet në dispozicion ndërmjet 5-10 viteve. Me 600 km/ orë, trenit do t’i duheshin vetëm 2.5 orë për të udhëtuar nga Pekini në Shangai me tren – një udhëtim prej më shumë se 1.000 km.