Jaguar prodhon Formula E

Jaguar prodhon Formula E

Prodhuesi britanik i veturave Jaguar ka konfirmuar të ardhmen e saj afatgjatë me serinë plotësisht elektrike Formula E, me një epokë të re me prodhimin e gjeneratës së tretë që do të fillojë vitin e ardhshëm.

Brezi i ardhshëm i veturave do të jetë më i lehtë dhe më i fuqishëm dhe do të tregojë teknologji të karikimit të shpejtë, sipas Jaguar.

Drejtori i Përgjithshëm i Jaguar Land Rover, Thierry Bolor tha se Formula E “përfaqëson bazën perfekte për dizajnimin, bashkëpunimin, testimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja të qëndrueshme”, raporton autocar.

Ai shtoi se “Jaguar Racing (prodhuesi i Formula) jo vetëm që do të luajë një rol në rilindjen e Jaguar si një markë luksoze thjesht elektrike, por në të gjithë ekosistemin e elektrizuar të Jaguar Land Rover”.

Jaguar Land Rover, në pronësi të kompanisë indiane Tata Motors, njoftoi në shkurt një strategji për prodhimin e veturave të elektrizuara, sipas së cilës Jaguar do të jetë një markë luksoze plotësisht elektrike nga viti 2025.