11:14 / 27.07.2021
Dogana e Kosovës then rekord të hyrash, tejkalon mbi 700 mln euro
Dogana e Kosovës njofton se sot ka tejkaluar 700 milion euro te hyra dhe kjo paraqet herën e parë që arrihet ky rekord në mbledhjen e të hyrave.
“Respektivisht, sot janë raportuar 701.2 milion euro e që në krahasim me vitin e kaluar paraqesin rritje me rreth 30% më shumë pasi vitin e kaluar kishim 543.5 milion”, njofton përmes komunikatës për media, Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.
























