McLaren më i fuqishëm kabriolet

McLaren më i fuqishëm kabriolet

McLaren do të prodhoj vetëm 765 njësi të 765LT Spider, e për britaniken “open air”, e të gjithë ata që dëshirojnë ta kenë këtë veturë në garazhin e tyre duhet të ndajnë 363.000 euro.

Duke iu përmbajtur formulës me të cilën prodhuan modelin 765LT Coupe, në McLaren kanë prezantuar versionin kabriolet 765LT Spider, për të cilën thonë se ka ruajtur vijat strukturore, duke ia shtuar vetëm 49 kilogramë pjesë të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Në total kjo veturë peshon vetëm 1.278 kilogramë, e LT765 Spider konsiderohet më i lehtë sesa modeli 720S Spider, e këtë mjet e vë në lëvizje motori gjigant prej 4.0 litrave biturbo V8 që prodhon 765 kuaj-fuqi.

Për shpërndarjen e fuqisë motorike në rrotat e pasme, është vendosur ndërruesi automatik me shtatë shpejtësi. Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 2.8 sekonda e atë nga 0-200 për 7.2.

Shpejtësia maksimale e kësaj veturë është 330 kilometra në orë, por nuk është zbuluar se sa nga 765 njësitë e planifikuar do të prodhohen këtë vit. /Telegrafi/