GIZ vazhdon përkrahjen ndaj komunave

GIZ vazhdon përkrahjen ndaj komunave

NËNSHKRUHET PROJEKTI I RI KATËR VJEÇAR (2021-2025) NË MES AKK-së DHE GIZ-ORF.

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) z.Sazan Ibrahimi sot nënshkruajti marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e projektit katër (4) vjeçar në mes AKK-së dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH përmes programit “Fondi I Hapur Rajonal për Evropën Jug-Lindore” – Energji, Transport dhe Mbrojtje Klimatike (ORF-ETC), në emër të Ministrisë Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Komunat e Republikës së Kosovës do të jenë përfituese të këtij projekti dhe që rezultatet kryesore që synohen të arrihen gjatë zbatimit të këtij projekti janë:

1. Komunat në Republikën e Kosovës do të zhvillojnë plane të qëndrueshme të energjisë dhe klimës, SECAP. Pika fillestare e veprimit është iniciativa "Besëlidhja e Kryetarëve të Komunave në Evropë e njohur si Covenant of Mayors " me seli në Bruksel, Belgjikë. Duke iu bashkuar nismës, Komunat do të angazhohen të kontribuojnë në qëllimet e BE-së për mbrojtjen e klimës dhe të zhvillojnë një SECAP.

2. Do të zbatohen projekte në shkallë të vogël të përzgjedhur nga SECAP-et përkatëse. Projekti siguron mundësinë për të mbështetur zbatimin e projekteve në shkallë të vogël në komunat përmes një procesi konkurrues të organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Asociacionin e Komunave të Kosovës.

3. Komunat janë të autorizuara të marrin pjesë në një qeverisje në shumë nivele për zhvillimin dhe zbatimin e politikave të energjisë dhe klimës

4. Bashkëpunimi rajonal dhe ndër-rajonal midis nismave të “Besëlidhjes së Kryetarëve të Komunave në Evropë”  dhe komunave të energjisë dhe klimës mbështet arritjen e qëllimeve të  “Besëlidhjes së Kryetarëve të Komunave në Evropë”.


MË SHUME NGA Nacionale