09:13 / 02.08.2021
Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një person
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku është përfshirë një veturë.
Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti. /Telegrafi/























