Politikania britanike: Më mirë Golf 6 dizel sesa veturë elektrike
Qeveria britanike ishte ndër të parat që njoftoi se do të ndalonte shitjen e automjeteve të reja me naftë dhe benzinë nga 2030, andaj ju do të prisni që zyrtarët të jenë tërësisht për automjetet elektrike, por nuk është gjithmonë kështu.
Zëdhënësja e Qeverisë britanike për Klimë Allegra Stratton kohët e fundit tha për Times Radio se ajo do të preferonte të voziste një Golf 6 dizel sesa një makinë elektrike.
Stratton, e cila jeton në Londër, pohon se preferon automjetet dizel pasi i duhet të udhëtojë rregullisht rreth 350 kilometra për të vizituar prindërit jashtë qytetit.
"Këto janë udhëtime ku do të më duhej të ndaloja dhe të ngarkoja një automjet elektrik të paktën një herë," shpjegoi ajo, duke shtuar se këto ndalesa do të ngadalësonin udhëtimin dhe do të shkaktonin siklet për dy fëmijët e saj të vegjël.
Stratton u sulmua nga të gjithë, nga politikanët e opozitës te luftëtarët kundër klimës. Çfarë do të bësh, gruaja ishte thjesht e sinqertë. Lëvizshmëria elektrike është e ardhmja, por për shumë shoferë aktualisht është jopraktike.























