Ndërroi jetë veprimtari shqiptar në Kroaci, Luigj Kuzhnini
Në moshën 64-vjeçare, papritmas është ndarë nga jeta aktivisti i njohur shqiptarë nga Kroacia, Luigj Kuzhnini. I lindur në Prizren, ku në moshën 12 vjeçare bashkë me familjen e tij migroi në Kroaci.
Ai ishte veprimtar i palodhur për ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare në Kroaci si dhe frymëzues i trashëgimisë kulturore tek gjeneratat e reja.
Ishte anëtar i shumë shoqatave shqiptare në Kroaci ndër të tjera edhe ish anëtar i Unionit në Republikën e Kroacisë dhe së fundit sekretar i Shoqatës kulturore artistike “Shkëndija“
“Do ta kujtojmë përjetësisht për veprat e tija të mira njerzore e kombëtare si aktivist i palodhur i shqiptarëve në Kroaci, ngushëllime familjes, miqve e dashamirësve të Luigjit, u prehtë në paqe“ shkruan ndër të tjera kryetari i Unionit në Republikën e Kroacisë, Esad Çollaku
Edhe deputetja shqiptare në Kroaci znj Ermina Lekaj Prljaskaj publikoi vdekjen e aktivistit Luigj Kuzninit, ku shkruan se qysh nga vitet e '90 dha kontributin e tij për pozitën e shqiptarëve në Kroaci e sidomos në qytetin e Zagrebit.























