Hysa dekorohet me mirënjohje në 20-vjetorin e marrëveshjes së Ohrit
Ishte pikërisht miku I tij, Ali Ahmeti, që në emër të zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi I ndahu mirënjohje ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa.
Ambasadori Hysa u dekorua për kontributin e tij përcaktues për arritjen e marrëveshjës së Ohrit.
“Me rastin e 20 vjetorit të arritjës së Marrëveshjës Kornizë së Ohrit, për kontributin e jashtëzakonshëm për paqe, stabilitetet, siguri dhe perspektivë evropiane të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në mirënjohjën që i është dhënë ambasadorit Hysa.
Ambasadori Hysa, 20 vjet më parë kishte dhënë kontribut në arritjen e marrëveshjës së Ohrit, e cila I dha fund konflitit në Maqedoninë e Veriut.
Hysa kishte shërbyer si ambassador i Republikës së Kosovës në Maqedoni edhe gjatë përdiudhës kur u arrit marrëveshja e Prespës, e cila përmbylli një konflikt shumë të gjatë ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.
Muaj më parë, Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla përmes një vendimi kontraverz, kishte kërkuar kthimin e parakohshëm të ambasadorit Hysa, i cili po shërbën si ambassador në Mal të Zi.
Vendimi ishte kritikuar nga njophës të diplomacisë dhe shoqëria civile.
























