Shitën të gjitha Hennessey Venom F5
BKT
Auto

Shitën të gjitha Hennessey Venom F5

Të 24 kopjet e modelit Hennesey Venom F5 morën pronarët e tyre.

“Ky është vetëm fillimi i udhëtimit F5 për ne, klientët tanë dhe tifozët. Prodhimi tashmë ka filluar, dhe klientët mund të presin dërgesat e para këtë vit. Ky proces do të vazhdojë gjatë vitit të ardhshëm 2023. Por kjo nuk është e gjitha, sepse kam kursyer disa surpriza për F5, duke përfshirë përmirësimet në Track Pack, si dhe diçka më të jashtëzakonshme”, tha Hennessey.

Çdo kopje e Venom F5 kushton 2.1 milionë dollarë dhe gjithsej 24 do të prodhohen.

Ata mundësohen nga një motor V6 6.6-litër me dy turbo turbo që jep 1,792 kuaj fuqi dhe 1,618 Nm çift rrotullues. Hennessey “synon” një shpejtësi maksimale deri në 500 km/h.