Procesi mësimor shtyhet deri më 13 shtator
BKT
Kosovë

Procesi mësimor shtyhet deri më 13 shtator

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-covid, të cilat hynë në fuqi që nga nesër. Ndër masat e parapara është shtyrja e procesit mësimor deri më 13 shtator, kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00. Kurse, gastronomia do të punojë vetëm në ambientet e jashtme deri në orën 21:30.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se janë të detyruar që të marrin masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në variantin Delta. Ai u ka bërë thirrje të gjithëve për kujdes, duke ngushëlluar familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre.

Kurti ka lutur qytetarët për vaksinim, duke njoftuar me masat e reja që do të merren sot.

“Tani kur situata epidemiologjike është përkeqësuar jemi të detyruar që paralelisht me vaksinimin masiv duhet të marrim edhe masë kufizuese që sikurse në fillim të qeverisjes tonë kanë për qëllim ndërprerjen sa më të shpejt të trendit të rritjes e pastaj uljen e tij. Që të parandalojmë përhapjen e virusit te moshat e reja jemi të detyruar që të shtyjmë fillimin e vitit të ri shkollor. Ruajtja e shëndetit kërkon që ta sakrifikojmë përkohësisht edhe lëvizjen tonë deri në përmirësimin e gjendjes. Që ta zvogëlojmë qarkullimin e virusit COVID-19 në variantin DELTA duhet të zvogëlojmë qarkullimin e njerëzve. Jemi të bindur se edhe këto masa do të jenë të suksesshme në raport me qëllimin e tyre. Deri më 6 shtator presim që të na arrijnë edhe 650 mijë vaksina”, ka deklaruar Kurti.


MË SHUME NGA Kosovë