Restorani “Noma” i Rene Rexhepit merr 3 yje Michelin
BKT
Kosovë

Restorani “Noma” i Rene Rexhepit merr 3 yje Michelin

Restorani i kuzhinierit shqiptar me famë botërore, Rene Rexhepi, “Noma” në Kopenhagë, më në fund ka marrë tre Yje Michelin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, restoranti ikonik i kuzhinës nordike nuk kishte pasur kurrë më shumë se dy yje, pavarësisht se u njoh katër herë si restorani më i mirë në botë.

I njohur për vendosjen e kuzhinës nordike në “hartën e kuzhinës”, Rexhepi ende nuk mund ta besonte se do të fitonte një gjë të tillë, pavarësisht se u gjend në krye të renditjes botërore sipas revistës Restaurant.

Me arritjen e vlerësimit me 3 yje, Rexhepi dukej i habitur.

“Unë jam plotësisht i mahnitur”, ka thënë Rexhepi në fund të ceremonisë – “sinqerisht dhe plotësisht i befasuar, ndjeva diçka që nuk e kam dëgjuar kurrë më parë, nuk di si të shprehem momentalisht, ka qenë një pritje e gjatë, ne kemi qenë të duruar, aq shumë për të menduar se ndoshta nuk do të ndodhte kurrë”. 


MË SHUME NGA Kosovë