Japonia ofron taksi ku udhëtarët mund të bëjnë një sy gjumë

Japonia ofron taksi ku udhëtarët mund të bëjnë një sy gjumë

Fjetja në makina nuk është e pazakontë një Japoni por një firmë po përpiqet të përmirësojë këtë përvojë duke siguruar një mjedis relaksues për udhëtarët. Daiwa Motor Transportation në bashkëpunim me markën Chill Out lançoi SleepingTaxi.

Automjeti Toyota JPN Taxi ka shëtitur rrugëve të Tokios midis 30 Gushtit dhe 4 Shtatorit, duke ofruar një përvojë relaksuese falas për njerëzit. Duke hyrë brenda kësaj taksie pas një ditë të vështirë pune, do të gjeni gjithçka që ju nevojitet për t’u çlodhur.

Një tryezë portative me shumë pije relaksuese, bimë pas dritareve anësore, ambient të ndriçuar, një ekran të montuar në sediljen e pasme, një karikues telefoni dhe më e rëndësishmja një jastëk të rehatshëm.

Ka muzikë dhe një video qetësuese në ekran në mënyrë që të ndihmojë udhëtarët të çlodhen nga një ditë e vështirë. Operatorët gjithashtu ofrojnë një maskë gjumi të disponueshme për ata që mund ta duan.