Haradinaj: Nuk e shoh problem bashkëpunimin me Kurtin

Haradinaj: Nuk e shoh problem bashkëpunimin me Kurtin

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, beson se mund të ketë bashkëpunim të mirë me nivelin qendror në rast se i fiton zgjedhjet për kryetar të Prishtinës.

Haradinaj tha se Kurti është kryeministër i të gjithë qytetarëve, prandaj nuk pret që nga qeveria të refuzohen projekte të rëndësishme për kryeqytetin.

“Shpend Ahmeti ka qenë kryetar komune i Vetëvendosjes, nuk ka qenë në qeveri apo në koalicion qeveritar, por në atëkohë Qeveria Haradinaj ka miratuar Ligjin për Kryeqytetin, një ligj ky që ka pritur 15 vjet. Po ashtu është dhënë “Boro Ramizi” ose “Pallati i Rinisë” në pronësi të plotë, domi i armatës është dhënë në pronësi të plotë, po ashtu kur e përmendim Unazën e Madhe me ndërhyrjen e kryeministrit në atë kohë janë marrë 100 milionë euro prej BERZH-it”, tha ai ne KK.

“Nuk e shoh asnjë fije problem bashkëpunimin me kryeministrin, sepse kryeministri është i të gjithë qytetarëve. Nuk ka kryeministër të një partie. Ai vjen nga një parti, por në momentin që e merr mandatin në Kuvendin e Kosovës ai u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, pra në këtë rast Albin Kurti është edhe kryeministër i imi, pavarësisht bindjeve politike që unë kam. Nuk e shoh asnjë fije problemi dhe nuk mendoj që një kryeministër normal e kish refuzua ndonjë projekt të rëndësishëm për kryeqytetin. Nuk ma merr mendja, sepse edhe ai jeton këtu dhe ministrat jetojnë këtu dhe i rrisin fëmijët këtu dhe i dinë problemet që i kemi. Është krejt e natyrshme që qeveria ta përkrahë komunën, e aq më tepër komunën e Prishtinës që ka jashtëzakonisht shumë nevojë”.


MË SHUME NGA Nacionale