Dogana konfiskon sasi të madhe të mallrave të kontrabanduara nga Serbia

Dogana konfiskon sasi të madhe të mallrave të kontrabanduara nga Serbia

Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë ushtruar sot një kontroll të befasishëm në një depo të mallrave në Mitrovicën e Veriut. 

Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat nuk kishin asnjë mbulesë dokumentare të gjitha mallrat me origjinë nga Serbia. 

1. Miell – 1.6 ton
2. Birra – 1000 litra
3. Pije te gazuara 1500 litra
4. Vaj ushqimor – 370 litra
5. Lëngje 500 litra
6. Filtera cigaresh 160000 copë
7. Ujë– 1000 litra 

Sipas njoftimit nga Dogana thuhet se të gjitha mallrat janë konfiskuar gjithashtu në bashkëpunim me prokurorin themelore ne Mitrovicë, lënda është referuar për trajtim në sektorin për kundërvajtje.

“Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected] Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Nacionale