Wonder of the Seas, anija që duket si një “qytet” që noton

Wonder of the Seas, anija që duket si një “qytet” që noton

Anija më e madhe në botë, Wonder of the Seas, do të nisë lundrimin vitin e ardhshëm. Anija turistike e shumëpritur do të lundrojë nga shtëpia e saj në Fort Lauderdale, Florida për në Karaibe më 4 mars 2022. Anija është 362 metra e gjatë, gati sa katër fusha futbolli, 64 metra e gjerë, ose afërsisht dy të tretat e një fushe futbolli.

Mund të strehojë 6,988 mysafirë në 2,867 dhoma. Anija është konceptuar me tetë “lagje” të veçanta, duke përfshirë një oaz të mbushur me bimë të quajtur “Central Park” dhe “Suite Class Neighborhood”, që përmban një bar privat, restorant, pishinë dhe një dhomë me diell në dispozicion për mysafirët që duan të paguajnë për një suitë të nivelit luksoz.

Anija është në thelb një qytet i tërë, por noton. Një ekuipazh prej 2,300 personash do të jetë në dispozicion. “Wonder do të shkëlqejë si mrekullia më e e re në botë, në Karaibe dhe Mesdhe.”, tha Royal Caribbean International.