15:45 / 29.09.2021
Në 24 orët e fundit janë dhënë 13 mijë e 414 doza të vaksinës Anti-Covid
13 mijë e 414 doza të vaksinave Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Express.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Numri total i vaksinave të administruara deri tani në vend është 1 milion e 312 mijë e 912.
Ndërsa, 792 mijë e 730 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës. Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.























