13 Porsche të braktisura në një fushë në Kaliforni
BKT
Auto

13 Porsche të braktisura në një fushë në Kaliforni

13 vetura të “Porsche” të serisë 928 që disa vjet janë lënë të braktisura në një fushë në Kaliforni.

Këto u injoruan nga koleksionistët, tani që ky lloj klasik është i dëshirueshëm.

Steve Rhodes, po vëzhgonte vendet për një shfaqje televizive pranë një gurore të vjetër në veri të Moorpark në Qarkun Ventura.

“Një nga miqtë e pronarit të kësaj tokë kërkoi të ruante disa makina. Dhe pothuajse kurrë nuk u kthye”.

Fotografitë e Rhodes tregojnë se makinat janë mbuluar nga pluhuri dhe ngjyra e tyre është zbehur.

Ai tha se pronari i këtyre nuk është i interesuar që t’i shesë.

“Djaloshi është akoma aty që i zotëron, por duket se ka humbur interesin për t’i rregulluar ato”.