11:09 / 08.10.2021
Del në shitje Porsche e Pablo Escobar, pritet të kapë një shifër të kripur
Një makinë garash, dikur në pronësi të mbretit kolumbian të drogës, Pablo Escobar është vënë në shitje. Ky Porsche 911 Carrera 3.0 është vetëm një nga 15 makinat e modelit të 1974.
Makina u ble fillimisht nga Roger Penske, i cili më vonë do t’ja shiste John Tunstall.

Ky i fundit ia shiti kreut të drogës që e përdori deri në fillim të viteve ’90. Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, makina iu nënshtrua një restaurimi trevjeçar që përfundoi në 2010. Makina ruan motorin origjinal 3.0 litra, si dhe kutinë manuale të fabrikës me pesë shpejtësi.

Kjo makina sportive është e veçantë në vetvete dhe nuk është për t’u habitur që ofertat tashmë po i afrohen shifrës prej 1 milion dollarë.
























