Kodra e Trimave, e diskriminuar nga pushtetet e kaluara
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj sot është pritur nga banorët e Kodrës së Trimave. Në këtë takim Haradinaj është pritur nga familja Ajeti si dhe hoxhë Nexhmi Hoxha, Imam në xhaminë `Pavarësia`.
Përmes profilit të tij në facebook, Haradinaj ka thënë Kodra e Trimave historikisht është diskriminuar nga pushtetet e kaluara. Haradinaj është shprehur se në qeverisjen e tij kjo lagje do të jetë prioritet i tij qeverisës dhe se do të trajtohet me dinjitet.
Kujtojmë se që nga bërja publike e kandidaturës për Prishtinën, Haradinaj ka qenë tejet aktiv në këtë pjesë të kryeqytetit, duke ndikuar që të rritet skajshmërisht përkrahja ndaj kandidaturës së tij. Sipas shumë opinionistëve, Kodra e Trimave konsiderohet si pikë e fortë e Daut Haradinaj në garën për Prishtinë, me çka e bën Haradinajn pretendent serioz për balotazh.























