Haradinaj: Kemi me u mbajt në mend në historinë e kryeqytetit
Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), për kryetar të Komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj bëri homazhe tek shtatorja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, për të vazhduar më pas edhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajazitit. Haradinaj bashkë për mbështetësit e tij dhe kandidatët për asamble komunale në shenjë nderimi bërën homazhe edhe tek “Parku Heroinat”.
para simpatizantëve të tij të cilët dolën për t’i dhënë mbështetje, Haradinaj bëri thirrje që të dielën, më 17 tetor të dalin për votim.
Ai sot shpjegoi sot arsyen e këtyre vizitave duke shtuar se të dielën të japin kontributin e duhur për kryeqytetin, e që kjo sipas tij duhet të mbahet në mend
Haradinaj:Ne ishim sot tek shtatorja e ish-presidenti historik Rugova
“Ne ishim sot tek presidenti historik Rugova pastaj vazhduam nëpër shesh dhe po ashtu ishim tek shtatorja e ‘Zahir Pajazitit’ dhe i nderum heroinat e Kosovës. Tash jemi tek NewBorni dhe pikërisht kjo nënkupton lindjen e re, ju jeni lindja e re për Kosovën, për mua është nder i madh të bashkërrugëtojmë bashkë. Ju ftoj që me 17 të japim kontributin e përbashkët dhe mendoj që kemi me qenë një prej brezave që ka me u mbajt në mend në historinë e kryeqytetit tanë,” ka thënë ai.
Haradinaj tha se për qeverisjen e tij katër vjeçare tashmë i ka thënë përmes programit që u prezantuar gjatë 30 ditë fushatë e që u quajt “Derë më derë”.
Haradinaj:Ne e kemi pas një fushatë të quajtur “Derë më Derë”
“Ne e kemi pas një fushatë të quajtur ‘Derë më Derë’ ne kemi shku nëpër çdo lagje jemi mundu me ua shpjegu programin qytetarëve të kryeqytetit, jemi mundu me ju ofru një listë elitare të gjitha shtresave dhe kemi bo një punë të jashtëzakonshme,” ka shtuar ai.
Të dielën me 17 tetor qytetarët e Kosovës do të votojnë për të parin e komunës së tyre.























