Kalon projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje civile
BKT
Kosovë

Kalon projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje civile

Kuvendi miraton në shqyrtim të parë Projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile.

Miratimi në shqyrtim të parë të këtij Projektligji është mbështetur edhe nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Për miratimin në shqyrtim të parë të këtij projektligji votuan 80 deputetë, asnjë nuk votoi kundër dhe asnjë nuk abstenoi. 

Ndërsa shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, u kërkua që të shtyhet për një seancë tjetër.


MË SHUME NGA Kosovë