"Toyota" do të ndërtojë fabrikë të baterive të automjeteve në SHBA
BKT
Auto

"Toyota" do të ndërtojë fabrikë të baterive të automjeteve në SHBA

Kompanitë "Toyota Motor North America" dhe "Toyota Tsusho" do të bashkëpunojnë për të ndërtuar një fabrikë të baterive në SHBA.

Kompania japoneze e automjeteve "Toyota Motor" do të ndërtojë një fabrikë të baterive të automjeteve në SHBA për të zgjeruar zinxhirin e furnizimit të baterive litium-jon.

Sipas deklaratës së prodhuesit japonez, kompanitë "Toyota Motor North America" dhe "Toyota Tsusho" do të bashkëpunojnë për të ndërtuar një fabrikë të baterive në SHBA.

Objekti, i cili është planifikuar të hyjë në shërbim në vitin 2025 dhe të arrijë një investim prej 1.29 miliardë dollarë deri në vitin 2031, do të synojë zgjerimin e zinxhirit të furnizimit të baterive litium-jon.

Nuk janë dhënë informacione mbi vendndodhjen dhe kapacitetin prodhues të objektit.

Sipas agjencisë Kyodo drejtori ekzekutiv i "Toyota Motor North America", Tetsuo Ogawa tha se "Ky investim do të ndihmojë që automjetet elektrike të jenë më të përballueshme për konsumatorët amerikanë".

"Më e rëndësishmja, ajo gjithashtu do të rrisë punësimin amerikan të lidhur me të ardhmen e lëvizshmërisë", tha Ogawa.

Sipas informacioneve që Kyodo bazohet në "Toyota", thuhet se 25 për qind e shitjeve të kompanisë japoneze në SHBA përbëhen nga automjete elektrike.

Sipas parashikimeve të kompanisë, kjo normë pritet të arrijë në 70 për qind deri në vitin 2030.