Range Roveri i ri paralajmërohet para lansimit
Sharr Travel

Range Roveri i ri paralajmërohet para lansimit

Në më shumë se 50 vjet kanë qenë vetëm katër gjenerata të Range Roverit. Tani është publikuar pamja e parë zyrtare e gjeneratës së pestë, që do të lansohet javën e ardhshme si rival i Bentley Bentaygas, Mercedes GLS-së dhe BMW X7.

Brendi britanik ka konfirmuar se Range Roveri i ri do të debutojë më 26 tetor, ndërsa çmimi e specifikat do të publikohen me rastin e lansimit.

Fotografia që s’jep detaje tregon se proporcionet e tij do të mbesin përafërsisht si modelet tashmë të njohura.

Dihet që Ranger Rover pritet të ketë edhe versionin elektrik, që do të vijë më 2024.

Raportohet se Range Roveri i ri do të ketë motor 4.4-litërsh ose 5.0-litërsh me rreth 500 kuajfuqi.

Çmimi i veturës që do të dalë në treg nga pranvera pritet të jetë rreth 100 mijë euro.

Image