Lexus prezanton edicionin special LC 500 Black Inspiration
Sharr Travel

Lexus prezanton edicionin special LC 500 Black Inspiration

Në një edicion të veçantë të veturës sportive të Lexus Coupe, dominon ngjyra e zezë që e bënë të duket edhe më e “rrezikshme”.

Lexus do t’ua ofrojë blerësve modelin LC 500 Black Inspiration me dy opsione. Adhuruesit mund të llogarisin në motorin me 5.0 litra V8 që prodhon 464 kuaj-fuqi, dhe ka të vendosur ndërruesin automatik me 10 shpejtësi.

Me motorin e lartpërmendur LC 500 kap shpejtësinë maksimale prej 270 kilometra në orë, ndërsa atë nga 0-100 kilometra në orë për vetëm 4.7 sekonda.

Aty është edhe opsioni më “ekonomik” hibrid që e vë në lëvizje motori me 3.5 litra V8, e blerësit do të mund të llogarisin që zhvillon 359 kuaj-fuqi, që mjaftojnë që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 5 sekonda – e shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/h.

Kjo veturë luksoze që funksionon nën ombrellën e Toyota, do të zbulojë çmimin para fillimit të shitjes që pritet të ndodh gjatë muajit të ardhshëm. /Telegrafi/