Përtej ndryshkut, kjo makinë vlen 280 mijë euro
Sharr Travel

Përtej ndryshkut, kjo makinë vlen 280 mijë euro

Një makinë klasike Jaguar, e cila u mbajt në hambar për më shumë se 40 vjet, u shit në një ankand për më shumë se 280 mijë euro, pavarësisht pamjes së saj së rrënuar.

E krijuar për gara, Jaguari 1955 XK140 është një nga 4 modelet që iu dërgua projektuesit të famshëm italian të kabinave Ghia dhe një nga dy që ka mbijetuar deri në ditët e sotme.

Makina nuk është në gjendje shumë të mirë për shkak të lënies në harresë në hambar, por megjithatë një koleksionues e bleu gjatë ankandit që u zhvillua në Belgjikë.

Pronarit të ri tashmë do t’i duhen më shumë se 100 mijë euro për ta kthyer makinën sërish në ditët e saj të lavdishme.