10:56 / 22.10.2021
Instituti Albanologjik boton libër ku shteti referohet si Kosova e Metohia
Filozofi, studiuesi dhe analisti Blerim Latifi, ka publikuar një libër që është botuar së fundmi nga Instituti Albanologjik i Kosovës, e ku i referohet shtetit të Republikës së Kosovës me ‘Kosova e Metohija’.
Latifi shkruan:
“Në vitin 2021, Instituti Albanologjik i Kosovës boton tituj të tillë, duke iu përmbajtur terminologjisë zytare serbe për Kosovën. Sigurisht, kjo do të futet në Dosjen e pretendimeve të Kishës Ortodokse Serbe për eksterritorialitet kishtar në Kosovë, tani që po afrohet pjesa më e rëndë e Dialogut Kosovë-Serbi, pjesa e marrëveshjes përfundimtare”.