Ekrem Hyseni: Sot, edhe zyrtarisht u konfirmua fitorja jonë
Tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Nga këto rezultate kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka dalë më i votuar sesa kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Shpejtim Bulliqi.
Pas kësaj ka reaguar menjherë kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni.
Ai thotë se sot edhe zyrtarisht u konfirmua fitorja e tyre.
Postimi i plotë:
Sot, edhe zyrtarisht u konfirmua fitorja jonë
Falënderoj nga zemra 16,925 qytetarë nga Llapi, Gollaku e Diaspora për besimin që më dhanë në garën për Kryetar të ardhshëm të komunës sonë.
Po ashtu, falënderoj qytetarët për besimin që i dhanë ekipës sonë të re të Asamblistëve, duke votuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, si partinë e parë në Podujevë.
Ky rezultat u reflektua edhe në të gjithë Kosovën duke bërë LDK-në partinë e parë në nivel vendi.
Vota juaj për mua dhe Asamblistët tanë, tregon vetëdije të lartë të qytetarëve llapjanë dhe dëshmon se ata duan qeverisje me integritet, vlera morale dhe program PËR TË GJITHË.
Të dashur qytetarë,
Tani jemi shumë më të fuqishëm, e më të mobilizuar dhe me 14 nëntor do ta kompletojmë fitoren tonë të madhe për t'ju dhënë llapjanëve qeverisjen që duan dhe që e meritojnë.
I juaji, përjetësisht, Dr. Ekrem Hyseni.