AGK, MPB e PK publikojnë udhëzuesin e raportimit të trafikimit me njerëz
BKT
Kosovë

AGK, MPB e PK publikojnë udhëzuesin e raportimit të trafikimit me njerëz

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës - MPB dhe Policinë e Kosovës - PK, mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, kanë publikuar udhëzuesin për gazetarët se si të raportojnë për rastet e trafikimit me njerëz.

Në takimin e mbajtur sot në AGK, së bashku me zyrtarët e OSBE-së dhe PK-së, është biseduar për kampanjën vetëdijesuese të PK-së për sensibilizimin e opinionit dhe ngritjes së bashkëpunimit të qytetarëve me policinë.

Udhëzuesit në zyrat e AGK-së i dorëzuan Nënkolonel Fehmi Xhata - Drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore,  Kapiten Riza Murati - nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Policisë së Kosovës, Edward Anderson -  Drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik, OSBE Misioni në Kosovë dhe Shpresa Mulliqi - Zyrtare për Ngritjen e Vetëdijes së Publikut.


MË SHUME NGA Kosovë