Krasniqi, qeverisë: Qytetarët ju ndëshkuan, dhe kthyen votën te LDK-ja
BKT
Kosovë

Krasniqi, qeverisë: Qytetarët ju ndëshkuan, dhe kthyen votën te LDK-ja

Deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi ka thumbuar qeverinë duke thënë se u ndëshkua nga qytetarët në shumicën e komunave, e madje edhe aty ku kanë qeverisur më herët.

“Janë bërë afërsisht nëntë muaj që nga koha kur ka ardhur në pushtet kjo qeveri dhe ende nuk e ka marrë asnjë vendim që do ta përmirësonte jetën e qytetarëve. Nuk u pa që e kishte mendjen te qytetarët për t’i mbështetur, por për të marrë sa shumë pushtet. Si rezultat i mbyllët edhe dyert e Kuvendit sepse ishit të zënë me angazhim në terren bashkë me qeverinë duke bërë përpjeke për të mbjellë sërish shpresë të rrejshme te qytetarët por më pas korrët zhgënjim, sepse qytetarët ju ndëshkuan në shumicën e komunave, madje edhe në ato ku keni qeverisur deri tani duke kthyer në masë të madhe votën te LDK-ja”.


MË SHUME NGA Kosovë