Honda prezanton në Milano motoçikletën ADV350
Sharr Travel

Honda prezanton në Milano motoçikletën ADV350

Skuteri i shumëpritur nga Honda – ADV350, edhe zyrtarisht është prezantuar në panairin e motoçikletave EICMA në Milano të Italisë, deri në treg pritet të shfaqet në prill të vitit të ardhshëm.

Në shikim të parë motoçikleta e re e Honda dallon nga tjerat, pasi me atraktivitetin e saj tërheq vëmendjen, para se gjithash me “shpirtin e një të riu”, që gjithmonë është i gatshëm të kërkojë rajone të reja.

Pavarësisht distancës apo terrenit nëpër të cilin udhëtoni, Honda ADV350 arsyeton pritjet e gjata, pasi ka menduar edhe për këtë detaj.

Bëhet fjalë për skuterin për aventura, i cili varësisht nga terreni ndërron edhe mënyrën e vozitjes, amortizatorët si dhe timonin.

Karroceria është e punuar nga materiale të qëndrueshme që i rezistojnë çdo stine, e rrota e përparmë është 15 inç derisa e pasmja 15 me gomat 120/70-15 dhe 140/70-14.

 

Motori ka 330 cc, i forcuar me sistemin Smart Power+ (eSP+) SOHC me katër ventila që i jep një fuqi prej 21,6 kW.

Dritat LED gjendet në pjesën e sipërme të rrotës së pasme, me një maskë transparente që i bënë dritat të duken edhe nga pjesa anësore. /Telegrafi/