BMW njoftoi gjeneratën e ardhshme të modelit garues M4 GT4
Auto

BMW njoftoi gjeneratën e ardhshme të modelit garues M4 GT4

BMW ka publikuar një foto ‘ngacmuese’ që njofton ardhjen e M4 GT4 vitin e ardhshëm, një veturë garash që synon klientët.

Vetura e re e garave bazohet në gjeneratën G82 të BMW M4 që mund të blihet për ngarje në rrugë dhe do të shërbejë si pasardhës i drejtpërdrejtë i gjeneratës F82 të modelit M4 GT4 që debutoi në 2017.

BMW M Design ka lëshuar vetëm një foto ‘ngacmuese’ që lë të kuptohet për pamjen e veturës, dhe është e qartë se do të jetë ndryshe nga paraardhësi i saj.

Pjesa e pasme ka një spoiler i madh, harqet e rrotave janë më të mëdha, dhe pjesa e pasme ka katër shkarkime gazrash. Difuzori është më i theksuar, pragjet janë zgjeruar dhe grila e përparme është ridizajnuar. Ka një ndarës të ri të përparmë dhe krahë karboni.

M4 GT4 e re do të fuqizohet nga një motor 3.0-litra binjake turbo, fuqia e së cilës për shkak të rregullave të konkurrencës do të jetë më e vogël se 503 kuaj fuqi të zhvilluar nga i njëjti motor si M4 Competition.

Brendësia do të jetë rrënjësisht e ndryshme nga M4 standarde.

Çmimi ende nuk është bërë i ditur, por modeli i gjeneratës së fundit në Evropë ka kushtuar rreth 170 mijë euro. /Telegrafi/