Subaru Impreza WRX në pritje të pronarit të ri, pritet të shitet në ankand
Sharr Travel

Subaru Impreza WRX në pritje të pronarit të ri, pritet të shitet në ankand

Një njësi e përkryer e Subaru – modeli Impreza WRX, së shpejti do të dalë në shitje përmes një shtëpie të ankandeve.

Fjala është për modelin që zgjon nostalgjinë dhe rikujton epokën e artë të World Rally Championship.

Edhe pse jo i rrallë si model me dy dyer – Impreza 22B STi, WRX është akoma një veturë e dëshiruar, në veçanti nëse është në gjendje të mirë teknike.

Kjo njësi ka timonin në anën e djathtë dhe prezanton kapsulën e vërtetë, pasi ka përshkuar vetëm 17.623 kilometra.

Karroceria është e lyer me të bardhë dhe përmban elemente të dizajnit të parë të gjeneratës së parë të modelit që është prodhuar nga 1992 e deri më 2000.

Brendësia e veturës duket sikur sot të ketë dalë nga shiriti prodhues i fabrikës. Shoferi dhe pasagjeri në pjesën e përparme kanë ulëse komode.

E duke marrë parasysh se bëhet fjalë për njësinë e vonë të gjeneratës së parë të Impreza WRC, motori 2,0 litra me katër cilindra prodhon 276 kuaj-fuqi. Fuqia motorike bartet në të katër rrotat, falë ndërruesit manual me pesë shpejtësi.

Kjo veturë aktualisht gjenden në Joondan të Australisë, e pronari i ri duket se duhet të ndajë “një shumë të majme të parave” për ta pasur në garazh. /telegrafi