Vetura Piech GT prapa të cilës qëndron stërnipi i Ferdinand Porsche
Sharr Travel

Vetura Piech GT prapa të cilës qëndron stërnipi i Ferdinand Porsche

Piech GT është emri i veturës së parë elektrike që Toni Piech, stërnipi i themeluesit të kompanisë gjermane të veturave Porsche, do t’ua ofroj blerësve potencial gjatë vitit 2024.

Ferdinand Porsche do të ishte krenar për projektin e veturës sportive elektrike prapa të cilit qëndron stërnipi i tij Toni Piech, e që opinioni në formë koncepti ka mundur ta shoh qysh në vitin 2019, transmeton Telegrafi.

Tre vite më vonë, themeluesi dhe pronari i kompanisë Piech Automotive, ka zbuluar se modelin që do ta ofrojë në treg do të ketë emrin Piech GT, dhe do të jetë i gatshëm deri në vitin 2024.

Deri më tani nuk dihet nëse vetura elektrike me dy ulëse, që ka tre motorë elektrikë që prodhojnë mbi 600 kuaj-fuqi, me vetëm një mbushje të baterisë të përshkoj mbi 500 kilometra dhe shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për tre sekonda.

Por, Toni Piech është i bindur se blerësit do të jenë shumë të kënaqur me modelin e parë të tij, për të cilin duhet ndarë 200 mijë euro. E përveç GT me dy ulëse që kompania gjermane planifikon të prodhojë 10 mijë njësi në vit, së shpejti synon të sjellë në treg edhe modelin me katër ulëse apo një SUV. /Telegrafi/