BMW zbulon konceptin XM, prodhimi i tij nis në fund të vitit të ardhshëm
Sharr Travel

BMW zbulon konceptin XM, prodhimi i tij nis në fund të vitit të ardhshëm

BMW-ja më e madhe dhe më e fuqishme deri më tani në versionin koncept fuqizohet nga një motor hibrid plug-in që kombinon 750 kuaj fuqi.

SUV-i më i madh pas departamentit të famshëm M sjell me vete një motor hibrid plug-in, motori V8 i të cilit prodhon 750 kuaj fuqi dhe 1000 Nm çifte rrotulluese maksimale.

Deri më tani në Mynih nuk janë zbuluar detaje teknike për motorin V8, motorin elektrik dhe kapacitetin e baterisë.

Trupi i mprehtë i konceptit BMW XM karakterizohet nga jashtë me rrota të mëdha aliazhi 23 inç me dy ngjyra mjaft tërheqëse.

Sipas informacioneve të fundit, prodhimi i SUV-it të ri të BMW-së, i cili do të pozicionohet mbi modelin X7, pritet para fundit të vitit të ardhshëm.