Kompania kineze prezantoi automjetin që duket si kloni i Tesla CyberTruck
Sharr Travel

Kompania kineze prezantoi automjetin që duket si kloni i Tesla CyberTruck

Tesla ende nuk e ka lansuar automjetin e saj CyberTruck, por tashmë ka një rival të automjetit futuristik.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një kompani fillestare kineze prezantoi një koncept të ri kamionçinë elektrike në panairin e automjeteve në Los Angeles këtë javë, dhe ngjason shumë si Tesla CyberTruck.

Kamionçina elektrike dhe diellore është quajtur EF1-T dhe është krijuar nga kompania kineze e makinave elektrike EdisonFuture.

Makina përmban një mbulesë diellore të kthyeshme që karikon makinën kur është jashtë gjatë ditës.

Mbulesa diellore kur mbyllet e bën kamionçinë EF1-T të duket shumë si Tesla CyberTruck. Përndryshe duket si një kamionçinë futuristike.