Koleksioni i veturave që vlen mbi 40 milionë euro
Sharr Travel

Koleksioni i veturave që vlen mbi 40 milionë euro

Koleksioni i veturave që kap vlerën e dhjetëra milionë eurove. Bëhet fjalë për Hollman International, shitësin gjerman të veturave të shtrenjta.

Edhe pse oferta vazhdimisht ndryshon, në listë gjithmonë ka vetura shumë atraktive që ua tërheqin vëmendjen të gjithë atyre që janë të dhënë pas luksit e fuqisë së madhe motorike.

Koleksioni aktual vlen mbi 40 milionë euro, e me të na njofton kanali i Novitec Group në YouTube. Fjalën kryesore e ka Mercedes, e përveç versionit Maybach të S-Clas dhe GLS, mund të hasni edhe në SLS AMG, por edhe modelin legjendar SLR McLaren 722.

Në listë janë edhe disa vetura ekskluzive si Ferrari SP90, Bugatti Divo, Lamborghini Aventador SVJ, e madje edhe modeli i rrallë i Mercedes G650 dhe Landulet e G63 6×6.

Për adhuruesit e veturave klasike aty është Ferrari F40 LM, Mercedes 230 SL, e çmimi i të gjitha veturave mund të gjendet në ueb-faqen zyrtare. /Telegrafi/