Kjo është BMW e re, modeli M më i ‘forti’ në histori
Sharr Travel

Kjo është BMW e re, modeli M më i ‘forti’ në histori

Kjo është XM, BMW që “ngriti shumë pluhur” në njoftimin e tij, dhe me siguri do ta bëjë tani përsëri, pasi që atributet e tij janë zbuluar.

XM është një ‘përbindësh’ dhe ky është modeli i dytë M.

Kujtojmë, i pari mbërriti në fund të viteve 1970, dhe ishte një M1 magjepsës.

Dhe tani XM ka ardhur.

Pjesa e përparme e XM duket shumë agresive, pothuajse si një automjet ushtarak.

Ky model ka rrota 23 inç, dhe në anën e shoferit shohim dyert që tregojnë qartë se bëhet fjalë për një hibrid plug-in.