Tesla lanson motoçikletën elektrike për fëmijë
Sharr Travel

Tesla lanson motoçikletën elektrike për fëmijë

Tesla ka lansuar në heshtje motoçikletën me katër rrota (ATV) që do të jetë për fëmijë dhe do të kushtojë 1,900 dollarë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, “Cyberquad for Kids” është i disponueshëm për t’u porositur tani nga faqja e internetit e Tesla-s dhe do të fillojë me dërgesat pas dy ose katër javësh.

Ky Cyberquad i ri është projektuar për fëmijët 8 vjeç e lart.

Kjo pajisje për të gjithë terrenin (ATV) tërësisht elektrik ka një shpejtësi maksimale prej 16 kilometra për orë dhe bateria do ta fuqizojë atë deri në 24 kilometra në distancë.

Tesla thotë se do të duhen deri në 5 orë për t’u ngarkuar plotësisht. “Cyberquad for Kids” do të shitet vetëm në SHBA për tani dhe kompania nuk e garanton që pajisja do të arrijë përpara festave. /Telegrafi/