Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
BKT
Kosovë

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat ditën e enjte do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. Gjatë vikendit sërish priten reshje, njoftojnë nga IHMK.


MË SHUME NGA Kosovë